Dronët e publikuar nga media iraniane

Kërcënim nga Irani: Kemi dronë të hekurt që mund të godasin kampin e MEK në Shqipëri

2 Tetor 2022, 20:31| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 20:54

  • Share

Irani vijon me retorikën kërcënuese ndaj Shqipërisë, vend i cili tashmë është shpallur armik nga regjimi i Teheranit.

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli i portalit iranian ‘Front Page', i cili nëvizon se citon një gazetë shtetërore të qeverisë iraniane.

‘Kapacitetet e dronëve apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje; përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Tiranë”, shkruante gazeta zyrtare e qeverisë, Iran.

‘Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin’, shkruan e përditshmja iraniane, cituar nga portali ‘Front Page’.

Gazeta zyrtare e qeverisë përmendi gjithashtu edhe një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën ajo ka theksuar rolin e MEK-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane.

Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të MEK.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, kur një grup terrorist rrezikon haptazi sigurinë e një vendi dhe pranon haptazi veprimet e tij, ai vend ka të drejtën legjitime të synojë bazën dhe anëtarët e atij grupi, saktësisht e ngjashme me atë që ndodhi në rajonin verior të Irakut kundër grupeve terroriste, të stacionuar atje, apo çfarë ndodhi kundër grupit terrorist ISIS në Siri”, vuri në dukje gazeta iraniane.

Me fjalë të tjera, thekson gazeta, Irani rezervon të drejtën, për shkak të akteve terroriste të MEK, sipas tyre, të synojë bazën e tyre.

Anëtarët e MEK u larguan nga Iraku në vitin 2016 pasi u përball me kundërshtimin e qeverisë dhe popullit irakian dhe u vendos në Shqipëri siç ishte planifikuar nga SHBA.

Artikulli i publikuar në mediat iraniane

Pas sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve shtetërore online në korrik të këtij viti, hakerat iranianë sulmuan edhe sistemin TIMS në vendin tonë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetur edhe nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bektashiu: 03/10/2022 01:21

    AMAM MOS NA GODISNI O IRANIANO,,,,SE NUK KEMI FAJ NEVE,,,,ATA 2000 VETA NA I PRUNE TE TJERET NE MANEZ KATUND TE DURRESIT,,,,CA TE NA SJELLIN NE JEMI TE DETYRUAR TI MBAJME,,,,,AMAN MOS NA GODISNI SE JEMI DHE NE MUSLIMANE SI JU,,,,UNE JAM NJE BEKTASHI NE FE SI IRANIANET......AMAN MOS NA GODISNI SE JEMI DHE TE VARFER,,,S'KEMI LEKE PER BUKE ,,E LERE ME PER SHERRE QE NE SI POPULL SHQIPTAR NUK I DUAM....NE DUAM VELLAZERI --MIQESI ME TE GJITHE POPUJT NE BOTE.....

    Përgjigju
    • Loni: 03/10/2022 10:36

      Hahahahahaha ore sna godasin ne te mbaruar qe hecim jemi ti Bien kujt te duan... Hahahaha me shkrive me komentin... Opo bierini kujt tju doj zemra o Iranian... Pastaj ato qe kan ndermend te gjuajne nuk tregojne por veprojne...

  • Beni: 02/10/2022 21:03

    Keto pislleqe i kurdis izraeli me ameriken qe te kundervene popujt se ata vetem ashtu jetojne me intriga dhe vrasje

    Përgjigju
  • Karundari nga xibrraka: 02/10/2022 21:02

    Flini te qete kemi stitemin Kurds ajrore mete forte në bote. Kemi Edi ramen mete gjat në shqiperi . Ikap raketa qe në Ajer Pa rone toke . The ja jep spiropalit ajo pastaj ti gje e vend e ti fuse. Ose ti gropose

    Përgjigju
    • Toni: 03/10/2022 10:50

      Me te shtyme e mban ajo….po he.

    • Or tej: 02/10/2022 23:11

      Nuk ka Spiropal qe ta fuse gjithe ate dron

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?