Një video me mesazhe kërcënuese ndaj shqiptarëve po qarkullon në rrjete sociale në të cilin vajza në video kërcënon me “prerje kokash” dhe përdorët termi denigrues për shqiptarët, “siptari”.
“Milogorci, shiptari, do t’ju djeg të gjithëve. Sepse jeni i çmendur. Kuçasit do t’ju presin kokat. Nuk do të ketë koka”, dëgjohet në video regjistrim të postuar nga Natalija Nilevic nga Podgorica.
Rasti u raportua në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, e cila e këtë veprimin e cilësoi “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare dhe theksoi se veprimet procedurale janë në proces.
Prokurorja Lepa Medenica konfirmoi për mediat serbe" se Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të merrej në pyetje si e dyshuar.