Foto ilustruese
Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2021 janë regjistruar në total 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në automjete dhe banesa. Numrin më të lartë të rasteve e mban muaji prill me 5 të tilla dhe me asnjë rast muaji korrik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë dy raste më shumë, ku u shënuan 23 raste eksplozivësh.
Në 2020-ën rekordin e mban muaji janar me 7 raste shpërthimesh të lëndëve plasëse, ndërsa muajt mars, prill dhe shtator 2020 nuk regjistruan asnjë rast. Pjesa më e madhe e eksplozivëve kanë për kërcënime dhe mesazhe.
Rasti i fundit i vendosjes së eksplozivit u regjistrua mbrëmë në Sauk, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuar, ndërsa ende nuk ka një autor për ngjarjen e po ashtu nuk dihet as objektivi i sulmit.
Lajmi kryesor: