Kërcënime për tenderat/ Softa: Ka shumë raste të tilla, jo të gjitha raportohen! Denoncimi i biznesmenit, kurajoz! Të ketë hetim të thelluar

10 Prill 2023, 16:39| Përditesimi: 10 Prill 2023, 17:05

  • Share

TIRANË- Kërcënimi i biznesmenit Eral Myftaraj që të hiqte dorë nga një tender, për ekspertin e kriminalistikës, Fatjon Softa thotë se është një tregues se biznesi është në presione të tilla. Ka raste që ato denoncohen, si ai në Cërrik, e ndërsa në shumicën kërcënimeve biznesmenët heshtin për motive të tjera. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Softa tha se kjo ka ardhur për pasojë se tenderat në vendin tonë jepen në mënyrë abuzive.

“Ka pasur raste të tilla plotë një pjesë janë evidentuar dhe një pjesë jo. Kemi shumë raste të kanosjeve të mundësinë së përvetësimit të pasurive dhe pronave, mos harrojmë hotelin në Durrësit, ku sot janë prapa hekurave personat që  kanë kërcënuar pronarin, është një moment i rëndësishëm që edhe bizneset janë në kushte shumë të vështira. Një pjesë e madhe e tenderave jepen në mënyrë të parapërgatitur dhe në shumë raste bashkëpunojnë kompanitë. Prandaj ndodh që në Shqipëri janë 2-3 kompani që marrin tenderat e mëdhënj dhe i alternojnë. Mesa duket kjo skemë nuk ka funksionuar. Është kurajoz denoncimi, por kjo është nga ata fenomene që ndodhin në Shqipëri, ka shumë forma të ndryshme presioni dhe kjo kërkon hetim nëse këto persona kanë marrë në mënyra të tilla tendera të tjera me anë të kërcënimit”, tha Softa.


Mos zbardhja e ngjarjeve që tronditin opinionin publik, si ai në ‘Don Bosko’ ku humbi jetën një e pafajshme apo edhe sulmi me armë ndaj Top Channel, sipas ekspertit është tregues se besimi të Policia e Shtetit ka rënë ndjeshëm.

“Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë është zbardhja e ngjarjes. Sapo përfundon një ngjarje ndodh një tjetër, dhe i mbivendosen njëra tjetrës. Policia i ka kapacitetet dhe mekanizmat që të jetë në gjendje që të zbulojë ngjarje të tilla, mirëpo moszbardhja e ngjarjeve tregon një farë mosbesimi ndaj policisë.5 herë është vendosur 100 mijë euro se kush ka informacion, por asnjëherë nuk është aplikuar. Nxit mos besimin te policia”, tha ai.

Një tjetër ngjarje të rëndësishme ku u ndal eksperti është edhe vrasja e një tjetër gruaje të pafajshme nga kunati në Shkozë. Për Softën, një problem është ku e gjejnë armën.  

“Familjarët dihet të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun, kush e ka detyrën për të mbikëqyrur një person me probleme të shëndetit mendor, janë institucionet  e Ministrisë së Shëndetësisë dhe policia. Policia mund të jetë një koordinim shumë i mirë për të krijuar një skedë apo një hartë të këtyre njerëzve”, tha Softa.

Në këtë drejtim, ai thotë se Policia e Shtetit duhet të bëjë më shumë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mehmet Haka.Kam: 10/04/2023 17:19

    Fatjon Softa nuk eshte expert I sigure. Si u rekrutua ne Policine e Shtetit pa's vitit 1992 si militant I Partise Demokratik dhe profesioni I tij eshte Inxhinier miniere. Ka punuar Kryetar I policise se objekteve dhe ne karieren e tij nuk ka hetuar as nje ngjarje kriminale dhe nuk ka arrestuar asnje person. Cfaqja e tij si expert sigurie ne ekranet televisive eshte nje fyerje e rende per per gjithe officer e policise qe kane punuar prej vitesh dhe Jane perballur me krimin. Me vjen per te vjelle.Mashtrues dhe me personalitet shume te ulet.Keqardhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?