Foto ilustruese

Bota

Kërcënimet e Trump me tarifat doganore, reagon Kina: S'e pranojmë shantazhin e SHBA, do të luftojmë deri në fund

8 Prill, 07:39| Përditesimi: 8 Prill, 08:03

  • Share

Kina është zotuar se nuk do të “përkulet” para kërcënimeve të SHBA me tarifat doganore gjithëpërfshirëse, raporton Reuters. Reagimi erdhi pasi presidenti Donald Trump deklaroi se do të rriste tarifat mbi importet e SHBA nga ekonomia numër 2 në botë në më  shumë se 100% të mërkurën në përgjigje të vendimit të Pekinit ndaj detyrimeve ‘reciproke’ që Trump zbuloi fillimisht javën e kaluar.

“Kërcënimi i palës amerikane për të përshkallëzuar tarifat kundër Kinës është një gabim mbi një gabim, duke ekspozuar edhe një herë natyrën shantazhuese të palës amerikane. Nëse SHBA këmbëngul të ndjekë rrugën e saj, Kina do të luftojë deri në fund”,  tha Ministria e Tregtisë e Kinës.

Pas shpalljes së tarifave javën e kaluar, Pekini, rivali kryesor ekonomik i Uashingtonit, njoftoi tarifat e veta prej 34% për produktet amerikane që do të hyjnë në fuqi të enjten. Ministria e Tregtisë e Kinës përsëriti se dëshironte dialog me SHBA, duke theksuar se nuk ka në një luftë tregtare.

Bashkimi Evropian propozoi kundër-tarifat e veta ndaj sulmit tarifor të Trump-it që përfshiu dhjetëra vende, i çoi tregjet financiare në një situatë kaotike dhe nxiti pritshmëritë se ekonomia globale mund të shkojë drejt recesionit. 

Indeksi Nikkei i Japonisë u rrit me 6% të martën, duke u rikuperuar nga niveli më i ulët 1-1/2-vjeçar në seancën e mëparshme, pasi Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba ranë dakord për të nisur bisedimet tregtare. 

Tregjet indoneziane u goditën, megjithatë, me stoqet që ranë 9% dhe monedha rupiah ra në një nivel të ulët rekord ndërsa tregtimi rifilloi të martën pas një pushimi të gjatë. Banka e saj qendrore u zotua të ndërhynte, duke bashkuar përpjekjet e autoriteteve të tjera globale për të frenuar trazirat ditët e fundit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?