Giorgia Meloni

Bota

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

1 Qershor, 12:51| Përditesimi: 1 Qershor, 12:58

  • Share

Një profesor 65-vjeçar nga Rajoni i Campanias është autori i kërcënimeve ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni. Autori i postimit është Stefano Addeo, i lindur në vitin 1960, mësues gjermanishteje nga provinca e Napolit, i cili kërkoi falje publike. “Ishte një gjest prej budallai i bërë në mënyrë impulsive”, tha ai në një intervistë për median lokale në Romë ndërsa shprehet se nuk i urohet kurrë vdekja dikujt, por shton se nuk distancohet nga bindjet e tij politike.

Profesori shkroi një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajze minorene nga Afragola, viktimë e feminicidit. Ky mesazh u denoncua nga partia Fratelli d’Italia e cila e cilësoi “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Reagoi edhe Xhorxha Meloni e cila thotë se ‘nuk bëhet fjalë për përplasje politike, as për zemërim, është dicka më e errët akoma, që tregon kufijtë e një klime të sëmurë, një urrejtjeje ideologjike, në të cilën gjithçka duhet lejuar madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije për të sulmuar një prind.’ Meloni apeloi që politika të bashkohet kundër kësaj klime të sëmurë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?