Agim Ismaili

Kërcënimi i drejtorit të Burgjeve, dosja i kalon policisë për zbulimin e autorit

10 Janar 2020, 11:57| Përditesimi: 10 Janar 2020, 11:59

  • Share

Dosje penale që bën fjalë për kërcënimin me jetë të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, i është përcjellë për zbulim autori, policisë së Tiranës. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga prokurori i cështjes, i cili i kërkon policisë të kryejë disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personit që ka kërcënuar nëpërmjet telefonit me jetë,drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Ilsmaili. Cështja është regjistruar për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Keqpërdorim të thirrjeve telefonike”.

Një prokuror dhe dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji "41 bis".

Këto rregulla janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale. Ky është rasti i dytë dhe më seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, gjatë kryerjes së detyrës. Rasti i parë është bëre nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Tashmë për rastin e dytë, kërcënimi ka mbërritur drejtpërdrejt tek Ismaili,i cili ka depozituar dhe kallëzim penal në polici.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?