Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Thellësisht të shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të gatshëm t’i mbështesim

4 Tetor 2023, 17:23| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 22:18

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kanë shprehur shqetësimin për kërcënimet e njerëzve të drejtësisë që janë marrë në mbrojtje pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani i cili tregoi për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi

Në reagimin e saj ambasada e SHBA shkruan se hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim. Ambasada nënvizon mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

"Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.", njofton ambasada.

Delegacioni i BE nënvizon se autoritetet shqiptare të hetojnë me shpejtësi këto kërcënime dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

"Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës", thuhet në reagim.

Edhe ambasada britanike theksoi se “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë prokurorët dhe gjyqtarët në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë”.

Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, ajo që ngriti në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend. Përveç Doloresa Musabelliut nga SPAK dhe prokurores së shkarkuar nga KPK në Lushnje, Merita Selimi, të cilat sipas Artan Tafanit ishin objektiv i Laert Haxhisë, “Report TV” ka mësuar se vitet e fundit, janë gjashtë prokurorë të pajisur me mbrojtje të posaçme për shkak të kërcënimeve që kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrës. Në mbrojte janë edhe prokurorët e Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, për shkak të hetimit të dosjes së vrasjeve në Elbasan dhe dënimeve me burg përjetë të anëtarëve të fisit Çapja. Mbrojtje ka marrë edhe prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, të cilit në vitin 2019 iu vendos tritol në makinë ndërsa po hetonte disa nga ngjarjet më të rënda në qytet. Një tjetër prokuror në mbrojtje është Arjan Muça, aktualisht me detyrë në KLP, i cili në vitin 2021 gjeti një sasi eksplozivi të vendosur pranë automjetit të parkuar në zonën e komunës së Parisit në kryeqytet. Në radhët e gjyqtarëve të posaçëm, në mbrojtje është Etleva Deda, për shkak të vendimmarrjes në disa prej çështjeve që ka shqyrtuar vitet e fundit.

Ora 18:39
Kërcënimet ndaj prokurorëve, ambasada britanike në Tiranë: Punonjësit e sistemit të drejtësisë të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre

1696437860_ambasadabritanike.png

Thirrjes për të dënuar kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve i është bashkuar ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

“Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve në Shqipëri. Ambasada britanike theksoi se “të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë”, thekson ambasada britanike në një postim në rrjetet sociale.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/10/2023 02:17

    /JURIST/,sikur ata prokuroret e gjykatesit e shkarkuar nga VETINGU,te kishin zbatuar ligjet,te kishin vepruar me drejtesi e dore te hekurt e te mos e kishin shit-blere veten e tyre,integritetin dhe ndergjegjen,(nese kane patur ndonje here),sot nuk do te ishin as te shkarkuar,as te kercenuar nga kriminelet ,se normalisht do te kishin marre denimin e merituar dhe as te kercenuar nga njerez qe me te drejte e kane kuptuar qe u eshte bere padrejtesi,perkundrazi,do te ishin te respektuar dhe mbrojtjen do t'a kishin per raste shume te rralla.Mos u merakos shume per ta, se /krevatin ku zgjodhen te flene,e pergatiten vete/!

    Përgjigju
    • Juristi: 05/10/2023 07:48

      Iris sipas tej keto duhet te kerkenohen dhe të demaskon. Po keto pavarësisht ca mund të kenë bere janë qytetar te shqiperise dhe gëzojnë mbrojtje siç do qytetar .dhe disa janë shkarkuar si kundërshtarë të partise jo të gjerave që kanë bere

  • Maksi: 04/10/2023 20:16

    Prokuroret nuk jane 'autoritete gjyqesore'. Mbrojtja ne rast kercenimi sigurohet sipas ligjit dhe kuptohet jo nga SHBA, demek, zyrtare periferik te tyre. Porse mire per kriminele si 'Tafani' po per kriminelet e sofistikuar dhe shtetkapes si Berisha (meqe e keni qef) Meta dhe Rama dhe aparati i tyre i rrjetit mafioz ca mbeshtetje ka, ose do te kete apo....

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/10/2023 20:06

    Kur kercenojen gjugjtarin dhe prokurorin ca pret nje qytetare i thjeshte per sigurin

    Përgjigju
    • Juristi: 04/10/2023 22:20

      Kut ketcrnohet gjygjtari prokurori .populli i thjeshtë nuk eshtë problem i vrasin pa problem dhe i përdhunojnë pa asnjë problem

  • Juristi: 04/10/2023 19:24

    Po per gjygjtaret dhe prokuroret e shkarkuar kush mbanë pergjesi ju lutem apo i hallet ne rruge të madhe dhe tani bëheni merak sju vjen turp me kete deklaratë që Beni ju si ambasadë

    Përgjigju
    • Rama: 04/10/2023 22:17

      Ti do jesh nga ato prokuror qe iu futi gishtin vettingu....se per pislleqet tuaja skeni dhene llogari fare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?