Kronikë

Kërcënimi i punonjësve të burgjeve, urdhri i Ministrisë së Drejtësisë: 3 muaj mbrojtje për të, familjarëve dhe pronës të tij

14 Gusht 2021, 12:16| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 14:13

  • Share

Ministria e Drejtësisë ka dhënë një urdhër të ri në lidhje me sigurinë e jetës së punonjësve dhe drejtuesve të Burgjeve, të cilët marrin kërcënime. Report Tv zbardh udhëzimin e ministres Etilda Gjonaj, ku theksohet se punonjësit e burgjeve apo eprorëve që u rrezikohet jeta nga kërcënimet do të merren në mbrojtje për 3 muaj së bashku me familjen dhe pronën e tyre.

Mbrojta e tyre do të bëhet nga Policia e Shteti dhe Forcat Operacionale të Burgjeve, ku kjo mbrojtje konsiston në shoqërim fizik të vetë policit të kërcënuar, familjarëve të tij dhe mbrojtje të pasurisë dhe pronës së tij.

Sipas këtij udhëzimi i kërcënuari duhet të bëjë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë dhje më pas bëhet shqyrtimi i kësaj kërkesë për 24 orë dhe në fund vendoset urdhri i mbrojtjes së tij për 3 muaj. Pas marrjes në mbrojtje, i kërcënuari duhet të paraqesë prova e dokumentacion shtesë që të vërtetojë që është në rrezik. Në rast se të kërcënuarit si pjese e administratës së burgjeve i refuzohet mbrojta, i lind e drejta të ankohet më gjykatë.

Rasti më i fundit për kërcënimin e punonjësve të burgjeve ishte tentativa për arratisje e Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët goditën oficerin e burgut 313 M.XH., i cili i kpai duke u arratisur dhe tentoi t'iu ndalonte.

Publikimi i udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë në Fletoren Zyrtare

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 14/08/2021 13:30

    Duhen ndihmuar njerezit qe fitojne buken me djersen e ballit e nuk behen pale me kriminelet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?