Bota

Goditet me thikë shkrimtari i njohur në New York! Autori i fshehur mes publikut, mbante maskë të zezë! Ndërhyjnë të pranishmit

12 Gusht 2022, 17:41| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 09:02

  • Share

Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë ditën e sotme në Nee York. Fituesi i çmimit Booker po fliste në një event të Institutit Chautauqua në New York kur godit me thikë. Ai prej vitesh kërcënohej me vdekje pasi shkroi novelën me titullin "Vargjet Satanike".

BBC-ja shkruan se autori i sulmit ndodhej mes publikut dhe mbante nje maskë të zezë teksa u hodh në skenë nga ku më pas sulmoi shkrimtarin. Në një video që po qarkullon në internet shihet se në momentin që autori po sulmonte shkrimtarin , 10 deri në 15 personat e pranishëm nxituan në ndihmë të Rushdie dhe neutralizuan sulmuesin. Rushdie qëndroi në tokë për rreth pesë minuta para se të ndihmohej të ngrihej dhe të dilte nga skena. Më pas ai u evakuua nga vendi me helikopter dhe u dërgua në spital nga ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Salma Rushdi është autori i veprës "Shkrime satanike", i botuar në vitin 1988, ai është romani i katërt i shkrimtarit indiano-britanez, por libri ngjalli menjëherë reagime të shumta nga komunitetet myslimane, fillimisht në Britaninë e Madhe, dhe më pas dhe në disa vende të tjera pasi libri  konsiderohej si një fyerje për profetin Muhamed dhe sulm ndaj këtij komuniteti. Një vit më vonë pas publikimi t tij,Ayatollah Ruhollah Khomeini, asokohe lideri suprem i Iranit, shpalli një dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin shkrimtarin për blasfemi. Irani më vonë u tërhoq nga urdhri.

Ora 22:12
Kush është Salman Rushdie, shkrimtari që u sulmua sepse shkroi ‘Vargjet Satanike’

Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili u sulmua me thikë ndërsa ishte në Nju Jork, është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash. Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981, shkruan BBC.

Por ishte pikërisht romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira. Rushdie u kërcënua shumë herë me vdekje për shkak të përmbajtjes së librit, ndaj u detyrua të fshihej pas publikimit të tij, dhe qeveria britanike e vendosi autorin nën mbrojtjen e policisë.

Salman Rushdie lindi në Bombei. Në moshën 14-vjeçare ai u dërgua në Angli në Shkollën e Rugbit, ndërsa më vonë fitoi një diplomë nderi në histori në Kings College, Kembrixh. Ai u bë shtetas britanik, e ndërsa i përkiste fesë islame, nuk kishte besim në fenë. Punoi një kohë të shkurtër si aktor dhe më pas si autor reklamash, ndërsa shkruante romane.

Në shtator të vitit 1988 u botua vepra që do t’i rrezikonte jetën, Vargjet Satanike. Romani surrealist post-modern shkaktoi zemërim te disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi. India ishte vendi i parë që e ndaloi atë. Pakistani ndoqi shembullin, ashtu si edhe vende të tjera myslimane dhe Afrika e Jugut. Romani u vlerësua në shumë qarqe dhe fitoi çmimin Whitbread. Por reagimi ndaj librit u shtuan dhe disa njerëz dolën në protesta kundër tij.

Myslimanët e konsideruan atë një fyerje për Islamin. Ata kundërshtuan, ndër të tjera, faktin që dy prostitutave në libër u jepeshin emrat e grave të profetit Muhamed. Titulli i librit i referohej dy vargjeve të hequra nga Muhamedi nga Kurani, sepse ai besonte se ato ishin frymëzuar nga djalli. Rushdie hodhi poshtë akuzat për blasfemi.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, disa udhëheqës myslimanë kërkuan moderim. SHBA, Franca dhe vende të tjera perëndimore dënuan kërcënimin me vdekje. Rushdie, i fshehur me gruan e tij teksa ruhej me policë, shprehu keqardhjen e tij të thellë për shqetësimin që u kishte shkaktuar myslimanëve. Ndërhokë, libri u bë një bestseller në të dy anët e Atlantikut.

Zyrat e botuesit Viking Penguin, në Londër u piketua dhe punonjësit u kërcënuan me vdekje. Përkthyesi japonez i Vargjeve Satanike u gjet i vrarë në një universitet në veri-lindje të Tokios në korrik 1991. Policia tha se përkthyesi u godit me thikë disa herë dhe u la në korridor jashtë zyrës së tij në Universitetin Tsukuba. Në fillim të të njëjtit muaj, përkthyesi italian, Ettore Capriolo, u godit me thikë në banesën e tij në Milano, megjithëse i mbijetoi sulmit.

Rushdie është martuar katër herë dhe ka dy fëmijë. Ai tani jeton në SHBA dhe u shpall ‘kalorës’ në vitin 2007 për shërbimet e tij në letërsi.

Ora 20:49
Sulmi ndaj shkrimtarit/ Autori e goditi Rushdie disa herë me thikë

Shkrimtari i  Salman Rushdie,  bazuar në deklaratë e të pranishmëve se u godit disa herë më thikë në gjoks. BBC-ja raporton se ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ora 20:12
VIDEO/Sulmi ndaj shkrimtarit, autori i fshehur mes publikut me maskë të zezë! Ngjitet në skenë dhe sulmon, të pranishmit ndërhyjnë

 

Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua me thikë teksa po mbante një fjalim New York. BBC-ja shkruan se autori i sulmit ndodhej mes publikut dhe mbante nje maskë të zezë teksa u hodh në skenë nga ku më pas sulmoi shkrimtarin.

Sikurse mund të shihet nga pamjet, në momentin që autori po sulmonte shkrimtarin , 10 deri në 15 personat e pranishëm nxituan në ndihmë të Rushdie dhe neutralizuan sulmuesin. Rushdie qëndroi në tokë për rreth pesë minuta para se të ndihmohej të ngrihej dhe të dilte nga skena. Më pas ai u evakuua nga vendi me helikopter.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?