Kronikë

Kërcënohen me dëbim nga Franca 2 familjet shqiptare...Ergysi ëndërron të bëhet kryeministër

10 Korrik 2019, 14:28| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 14:36

  • Share

Franca pranon familje refugjatësh nga Siria dhe largon  50 njerëz, përfshirë 34 fëmijë, mes tyre dhe dy familje shqiptare.

Disa familje emigrantësh do të dëboheshin të hënën, por autoritetet franceze u lanë edhe një javë leje qëndrimi. Shoqatat për të drejtat e emigrantëve janë të shqetësuar për t'i dhënë zgjidhje situatës. Emigrantët janë organizuar dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre me anë të protestës. "Ne jemi gjithmonë në të njëjtën situatë".-  thotë njëri nga aktivistët.

Sipas drejtorit të kabinetit Beauvois, këto familje do të largohen nga territori dhe do të pranohen familjet e refugjatëve nga Siria.

Dy familjet shqiptare, përfshirë gjashtë fëmijë ishin vendosur në Francë prej 4-5 vitesh dhe kanë qëndruar në hotel që nga marsi i këtij viti. Ata kanë qenë të privuar për të gjetur një punë apo për të shkuar në universitet.

Ergysi, djali 20 vjeçar është njëri nga fëmijët e familjes, i cili dëshiron të regjistrohet në Universitetin e Belfort. Ai dëshiron që të bëhet kryeministër i vendit tonë dhe të ndihmojë popullin. Edhe pse në këtë gjendje, i riu shprehet: "Për sa kohë marrim frymë, shpresa vazhdon".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?