Dritan Abazoviç

Kërcënohen me vrasje Dritan Abazoviç dhe familja e tij

24 Nëntor 2020, 15:05| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 15:07

  • Share

Politikani shqiptaro-malazez Dritan Abazoviç kërcënohet me jetë nga një klan mafioz, lajmi është bërë publik drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić. Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviç dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović. Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”,  tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është radhitur në krah të partive anti-Gjukanoviç, megjithatë negociatat mes anëtarëve të koalicionit vijojnë.

Komento

Komente

  • Alb: 24/11/2020 16:10

    Vetum a ta si punoj per interesate shqiptare po kercenohene me jete, ky dhe kurti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?