Kosova & Rajoni

Kërcënohet Albin Kurti, forca të shtuara të sigurisë rrethojnë shtëpinë e kryeministrit! Momenti kur mbërrin i rrethuar nga policia

27 Tetor 2021, 21:02| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 11:26

  • Share

Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”. Kryeziu tha se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.

Shtëpia e kryeminsitrit Kurti

Ora 11:19
Kurti flet për kërcënimin: Nuk ndihem i rrezikuar

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj tij. Kurti deklaron se nuk ndihet i rrezikuar.

Më tej, ai shprehet se janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet dhe ndërmarrin veprime të caktuara.

 “Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.”- tha Kurti,

Kryeministri i Kosovës bëri me dije se nuk e ka ndryshuar agjendën për shkak të kërcënimeve.

“Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë Kurti.

Lajmin për kërcënimin e Kurtit, e konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Ora 22:28
Pas kërcënimeve, ky është momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpi nën masa të rrepta sigurie

 

Pas lajmit nga zëdhënësi i tij se Albin Kurti është kërcënuar, kanë dalë edhe pamjet kur kryeministri kthehet në shtëpinë e tij nën masa të rrepta sigurie. Ende nuk bëhet me dije detaje për natyrën e kërcënimit të kreut të qeverisë në Kosovë, por forca të shtuara të sigurisë u panë në shtëpinë e Kurtit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?