Kronikë

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, i vendosin kurorë mortore te shtëpia e prindërve! Dyshohet se lidhet me shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth

20 Korrik, 12:22| Përditesimi: 20 Korrik, 13:42

  • Share

SHKODËR – Emiljan Nika, drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, ka marrë një kërcënim 2 ditë më parë, që dyshohet se lidhet me prishjet e ndërtimeve të paligjshme në Theth.

Emiljan Nika ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë mortore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave  të rastit,  identifikimin dhe kapjen e autorit.

Aksioni për shembjen e rreth 100 ndërtimeve pa leje në fshatin turistik zgjati rreth 9 ditë, gjatë të cilave u regjistruan përplasje të ashpra verbale dhe fizike mes pronarëve të këtyre subjekteve të paligjshme dhe IKMT-së, e cila gjatë të gjithë kohës që operoi në Theth, ishte e shoqëruar me forca të shumta policie.

lajm në përditësim...

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sander: 20/07/2025 16:36

    I kane thene na kthe leket sic duket.. se kto i marrin leket dhe smbajne garanci, Tashu le ti paguajne

    Përgjigju
  • Lui: 20/07/2025 15:48

    “Luftë” bajraktar-shtet. Ose edhe një shkallë më poshtë se si shumë i ngrita. “Luftë” cuba-shtet. Por cubat dihet se si kanë përfunduar, në çdo kohë..!!!

    Përgjigju
  • Timi: 20/07/2025 14:58

    Me kercenu kyt far mallit

    Përgjigju
  • Loku: 20/07/2025 14:57

    Jina msu na knej... Kush po vjen me na kqyr bre, maje shkamit. Ene po ardhen, xjerrim prap q'ate, si i thojn, kanunin

    Përgjigju
  • Pet: 20/07/2025 14:24

    Kercenimin mund ta kete nga ajo qe do te shembet neser, dhe jo nga ai qe ju shemb dje.Sepse nuk ka logjik.

    Përgjigju
  • EriEri: 20/07/2025 14:15

    Gje e trashe,me kesisoj menyrash dine te sillen. Ne shekuj te tere vetem te vrasin e te vriten dine nuk cuditemi fare.Shteti beri detyren dhe shume mire, ndertimet pa leje ate fat do kene,se i kane parat te teperta sua ka fajin njeri. Koka ben koka pesom.

    Përgjigju
  • Bgjani: 20/07/2025 13:20

    Burracak rracë e ndyrë! Urdhin për prishjen e ka dhënë Shteti jo Emiljanoja!Nuk kanë qa i bojnë gomarit i bien samarit këto zaptuesa në Shkoder dhe gjith Shqipërinë.

    Përgjigju
    • Lui: 20/07/2025 17:47

      @Berat Çelepias. Vetëm me fjalinë që ke shkruar në fund jam dakord dhe hodhe poshtë të gjithë narrativën e asaj që ke shkruar. Nëse ai është vërtetë figurë me integritet, atëherë ka bërë shumë mirë që ka zbatuar ligjet dhe urdhërat e shtetit. Sepse e para tregon që nuk ka qenë person që ka marrë para duke mbyllur sytë (një i tillë do jepte dorëheqje siç kërkon ti), e dyta bën detyrën që i është ngarkuar (tregon profesionalizëm), dhe e treta që është më e rëndësishmja, është në anën e duhur duke mbrojtur NATYRËN, që ne si shqiptarë nuk kemi as më të voglin impenjim për ta mbrojtur. Shteti bëri shumë mirë që prishi ato objekte për të parandaluar një Durrës të dytë.

    • Berat Çelepias: 20/07/2025 15:45

      Ekziston dorëheqja. Urdhërin e dha shteti por kush ka integritet jep dorëheqjen nga detyra për të mos u bërë pjesë e padrejtësisë së shtetit ndaj qytetarëve. Dhe ngelesh person me integritet dhe i nderuar. Nuk prishen shtëpitë dhe hotelet pa një urdhër të formës së prerë nga gjykata. Kjo ndodh vetëm kur janë në ndërtim e sipër. Bllokohet ndërtimi dhe me procedurë të përshpejtuar bëhet prishja dhe kthimi në gjendjen e mëparshme. Jo me urdhërin e Edvinit. Mgjt kërcënimet me metoda mafioze janë të pa justifikueshme

  • Loni: 20/07/2025 12:27

    Te ike te kerkoj azil politik ne swiss si ahmetaj me shoke... mos humbi kohe kot ketu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?