Një kallëzim është bërë nga përfaqësuesi i opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.
Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.
Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar
Lajmi kryesor:
Kërcënimi me armë ndaj ish kreut të komunës Shëngjin, Berisha akuzon Ramën: Bandat e tij dështuan në atentat! Donin ta vrisnin bashkë me të birin, e kemi të filmuar
G.MO//ReportTv.al