Kërcënohet me armë zjarri një 32-vjeçar në Tiranë, autori ende i paidentifikuar

27 Gusht, 09:35| Përditesimi: 27 Gusht, 09:40

  • Share

Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me kërcënuar me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 26.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën  e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?