Ministri grek i Shëndetësisë Adonis Georgiadis

Kosova & Rajoni

Kërcënohet ministri grek i Shëndetësisë, arrestohet autori! Adonis Georgiadis: Do të përballet me pasojat e ligjit

12 Shtator, 13:00| Përditesimi: 12 Shtator, 13:05

  • Share

Ministri grek i Shëndetësisë Adonis Georgiadis është kërcënuar me jetë. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe të tij, të lidhura me protestat që po zhvillohen në Nepal, ku disa ministra të korruptuar kanë rënë pre e dhunës nga tabuesit.

Adonis Georgiadis ka ngritur një padi ndaj disa personave, teksa në prangat e policisë greke ka rënë një 52-vjeçar. Kundër tij u ngrit një pasi për "Nxitje për të kryer krime, akte dhune ose përçarje", "Kërcënim i vazhdueshëm" dhe "Fyerje e vazhdueshme". Oficerët e policisë nga Naoussa e gjetën 52-vjeçarin në vendin e tij të punës dhe e arrestuan atë gjatë një urdhri kontrolli, shkruajnë mediat greke.

"Duke përdorur imazhin e linçimit të Ministrit Komunist të Financave të Nepalit, llogari të ndryshme të së Majtës dhe së Djathtës së Ekstreme u çmendën", shkruan z. Georgiadis në postimin e tij në Facebook.

Ndëra më pas, Georgiadis kërkon ndëshkimin shembullor të kërcënuesit të tij dhe thekson se nuk duhet lejuar që dhuna dhe toksiciteti të mbizotërojnë në shoqërinë greke. Ndërsa më tej ai shton se personi i arrestuar kaloi kufinjtë e lirisë së tij.

"Kërkoj ndëshkimin e tij shembullor, jo për hakmarrje, por sepse nuk duhet të lejojmë që dhuna dhe toksiciteti të mbizotërojnë në shoqërinë tonë. Liria e fjalës është e panegociueshme, por si çdo e drejtë, ajo vjen me përgjegjësi. Përgjegjësia është që të gjithë ne të dimë se cilat janë kufijtë, të Lirisë dhe Dinjitetit tonë dhe të Lirisë së tjetrit. Z. Sidiropoulos dhe disa të tjerë këtu për fat të keq i kanë harruar këto gjëra të thjeshta dhe është koha të vendosim përsëri kufijtë e duhur", shton Ministri i Shëndetësisë”, shtoi ai.

Gjithashtu në fund ai thekson se kushdo që kërcënon atë dhe familjen e tij, do të përballet me pasojat e ligjit.

"Kushdo që kërcënon jetën time dhe atë të familjes sime do të përballet me pasojat e Ligjit dhe në kërcënimet kundër jetës sime do të kërkoj edhe heqjen e anonimitetit siç e lejon Ligji. Kritikoni sa të doni, shpifjet dhe kërcënimet kanë mbaruar".

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?