Foto ilustruese

Kronikë

Kërcënohet prokurori i Përmetit? Gjendet një plumb në dritaren e zyrës së tij, Asllan  Bajrami: Nuk kam në dorë dosje të rëndësisë së veçantë dhe as armiq

11 Qershor 2021, 10:19| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 10:45

  • Share

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka kallëzuar dje në polici gjetjen se ka marrë  një 'mesazh' kërcënues, pasi në dritaren e zyrës së tij është gjetur një plumb. Për gazetarin e "Raport TV" Piro Nase, Bajrami është shprehur se ai nuk ka në dorë çështje të ndonjë rëndësie të veçantë, as armiq dhe se nuk ka asnjë emër të dyshuar për ngjarjen.

"Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet të zbardhur se për kë  ishte,  unë nuk  kam  në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë  armik  dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit", ka thënë ai.

Mësohet se plumbi i lënë në dritaren e zyrës së prokurorit është në dukje i vjetër, ndërsa dritarja është në anë të rrugë. Nuk dihet ende nëse plumbi është vendosur qëllimisht për të kërcënuar prokurorin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?