Një 57-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë gjahu. Pasi u njoftua për ngjarjen në fjalë, në rrugën "Sabaudin Gabrani", policia ndërhyri në kohë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Por, me mbërritjen e policisë, 57-vjeçari S.D. kërcënoi edhe policët dhe nuk iu bind urdhrave të këtyre të fundit.
Për këtë, mbi burrin e dhunshëm rëndojnë veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.