Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili

Kronikë

Kërcënoi drejtorin e burgut me jetë, gjykata e liron nga qelia dhe e mbyll në psikiatri

5 Shkurt 2020, 11:33| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 15:17

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia duke e dërguar në spitalin psikiatrik personin e arrestuar dy ditë më parë, Muharrem Zilija me akuzën e kërcënimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Në seancën e sotme për njohjen me masën e sigurisë gjykata ka vendosur shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Zilija ka deklaruar se merr ilaçe për depresionin.

Teksti i mesazhit, që ai akuzohet se i dërgoi drejtorit të Burgjeve është "Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut" thuhet në mesazhin dërguar Ismailit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?