Foto ilustruese

Kërcënoi edukatoren, arrestohet 55-vjeçari në Belsh

13 Janar 2022, 17:22| Përditesimi: 13 Janar 2022, 17:24

  • Share

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kërcënuar një edukatore në Belsh. Policia njofton se është arrestuar shtetasi B.H, banues në Belsh, pasi është kallëzuar nga shtetësja A.P, me detyrë edukatore në një kopsht publik, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?