Foto ilustruese

Kërcënoi Eris Çekanin dhe i përplasi makinën me 'Hummer', arrestohet 30-vjeçari në Pogradec! Vëllezërit bashkëpunëtorë në kërkim

26 Prill 2023, 11:35| Përditesimi: 26 Prill 2023, 14:44

  • Share

Marjo Xhangolli është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ishte në kërkim për bashkëpunimin me vëllezërit Syzo, të cilët kërcënuan dhe i përplasën makinën Eris Çekanit.

Në bashkëpunim me Sindi Syzon dhe vëllain e këtij të fundit, më 18 prill, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçarit Eris Çekanin. Këtë të fundit e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.  Xhangolli wshtw mik i Sindi Syzos, i cili e ka tw hershme historinw  e konfliktit me Çekanin.

Vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr me disa persona. 5 të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë, Sindi Syzo, Marjo Xhangolli dhe një tjetër janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tjetër. Në bazë të dëshmisë, Çekani pretendonte se GPS në makinat që jepte me qera është porositur pikërisht nga këto persona, megjithatë hetimet vijojnë.

Ndërsa më 1 mars, Marjo Xhangolli me 2 shokët e tij kanë kërcënuar një 37 vjeçar të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit. Policia po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?