Një 43 vjeçar është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit pasi kërcënoi me armë fqinjin e tij.
43 vjeçari i identifikuar me inicialet B.M., banues në Allias pas një konflikti banal me fqinjin, e identifikuar si F.K., 42 vjeç ka marrë armën kallashnikov dhe e ka kërcënuar duke qëlluar në oborr.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë dhe kështu u parandalua një ngjarje tjetër që mund të përfundonte me pasoja tragjike.
Ndaj tij do të rëndojnë akuzat e kanosjes, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Arma e sukuestruar nga policia