Kërcënoi fqinjin me kallashnikov pas sherrit për pronën, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

29 Shkurt, 11:08| Përditesimi: 29 Shkurt, 11:26

  • Share

Një 50-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Fushë-Arrëz, pasi kërcënoi fqinjin pas sherrit për pronën.

Policia thotë se një ditë më parë, kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Policia shkuar menjëherë në këtë dhe ka arrestuar Ardjan Cufaj, 50 vjeç.

50-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri  kallashnikov, fqinjin e tij, Y. C., 35 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat Ardjan Cufaj. i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?