SHKODËR- Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja është lënë në burg. Shkambi doli sot para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, arrest me burg, pas kërcënimeve që adresoi ndaj gjyqtarëve pas arrestimit të nipit të tij, Elvis Shkambi.
Menjëherë pas deklaratave kërcënuese se kushdo që do t’ia dënonte nipin do përballej me plumba, blutë e Shkodrës e arrestuan Shkambin, ndërsa tani do të vijojë të qëndrojë në qeli.
Pas këtyre kërcënimeve, familja e Gjovalin Shkambit ka kërkuar falje publike, duke thënë se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike.
Në asnjë rast, thekson familja, nuk duan që të përdorin gjuhë urrejtje ndaj personave që ushtrojë detyrën e tyre. Familja Shkambi thotë se e kuptojnë ndjeshmërinë e kësaj ngjarje, por theksojnë se në momentin që babai i tyre është marrë në pyetje ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
“Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.
Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë”, thuhet në reagim.
Gjyqtari Kalaja u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor nga Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për pronën.
Komente

AMALOKE TE POSHTER....ME LETRA FALLCO..KETA NDYRESIEA DONIN NJE PALLAT TW NSEETUAR NGA SHTETI...TW VAREN NE LITAR ...PLEHRA....
PërgjigjuJemi popull i keqtrajtuar :( Te gjithe jemi viktima te politikes se ndyre, perfshi te ndjerin
Përgjigju