Sport

Dhunë e kërcënime ndaj arbitrit, e pëson keq Koço Kokëdhima! Gjobitet Apolonia dhe zyrtarë të klubit

28 Mars, 20:03| Përditesimi: 28 Mars, 21:37

  • Share

Për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj arbitrave në ndeshjen e vajzave Apolonia-Gramshi, presidenti i klubit Fierak Koço Kokëdhima është dënuar me 1 vit përjashtim nga aktivitet futbollistike. Në vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF thuhet se Kokëdhima për shkak të sulmit ndaj arbitrave i ndalohet për 1 vit hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambienteve të brendshme të stadiumeve.

Po kaq rëndë e ka pësuar edhe zyrtari i klubit Kiri Mundija, ndërsa me 8 ndeshje është dënuar trajneri i ekipit të Apolonisë Maringlen Kule. Të tre, në pamjet e siguruar nga Report TV, duket teksa afrohen, kërcënojnë, ofendojnë dhe shtyjnë arbitrin me duar. Sakaq Disiplina ka dënuar me 200 mijë lekë gjobë vetëm klubin Fierak, pasi nuk ka siguruar kushtet e duhura për organizimin e ndeshjes dhe mbi të gjitha sigurinë e arbitrave.

Dënime ka patur edhe për ndeshjen Tirana-Bylis, me presidentin e ballshiotëve Besnik Kapllanaj i cili ka marrë 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve ndaj arbitrit. Sakaq klubi ballshiot, për shkak se ndërpreu ndeshjen, është gjobitur me 100 mijë lekë.

Me 50 mijë lekë gjobë e ka pësuar Egnatia dhe Vllaznia, pasi në ndeshjen nëpërmjet tyre, tifozëritë kanë bërë sjellë jo sportive.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 28/03/2025 20:09

    Kercenimi ndaj nje personi aqmeter kur eshte dhe per shkak te detyres eshte VEPER PENALE…Apo ne rastin e nje personi me influenc kalohet pa e pare njeri dhe nese do ishte nje popull i thjeshte plaset ne burg 2-3 vjet?!TURP…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?