Pamje nga arrestimi i Lulzim Liçit dhe arma e sekuestruar

Kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi në Tufinë, në pranga 48-vjeçari

17 Mars 2022, 15:42| Përditesimi: 17 Mars 2022, 15:44

  • Share

TIRANË- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi ka kërcënuar me armë punëtorët e një firme ndërtimi.  

Lulzim Liçi, banues në Tufinë, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri punëtorët e një firme ndërtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?