Arma që iu gjet 51-vjeçarit

Kronikë

Policia i shkon për kontroll, 51-vjeçari kërcënon me granatë efektivët dhe tenton të largohet, arrestohet pas ndjekjes

8 Maj 2021, 10:16| Përditesimi: 8 Maj 2021, 15:02

  • Share

GJIROKASTËR-  Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 51-vjeçari ka kërcënuar me granatë policinë, pasi nuk lejonte që t’i ushtronin kontroll në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Janari", Gjirokastër. 51-vjeçari me incialet A. I. Kishte në shtëpi kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë e për pasojë nuk lejonte që uniformat blu t’i kontrollonin shtëpinë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, ai ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte. 

Policia nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?