Ivzi Hoxha

Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg

31 Maj 2023, 09:27| Përditesimi: 31 Maj 2023, 10:21

  • Share

Protestuesi i ‘5 majit’ Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Atij i ulet 1/3 e dënimit dhe do të vuajë 8 muaj heqje lirie. Në seancën gjyqësore, i pandehuri tha: “Kërkoj mëshirë nga gjykata dhe jam penduar”. Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ishte i stresuar pasi i shembën shtëpinë dhe nisën konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti, raporton Top Channel. Por, prokuroria e Tiranës këmbëngulte se kërcënimi i kryeministrit ishte real për shkak të urrejtjes së shfaqur gjatë transmetimit live në televizion.

Ivzi Hoxha paralajmëroi se do të shkojnë deri në akte ekstreme. 

“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha ai.

Kujtojmë se ai ishte në protestë për pallatet që do të ndërtonte Bashkia për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019. Një pjesë e banorëve të 5 majit, ishin strehuar në pallatet që bashkia ka ndërtuar në të njëjtën lagje, bashkë me dhjetëra familje të tjera shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 21 nëntorit 2019. Nga ana tjetër, Ivzi Hoxha me banorët të tjerë kundërshtonin projektin dhe nuk pranonin të linin tokat e tyre. 

Komento

Komente

  • asolingo: 31/05/2023 09:44

    Dhe shtepi pa leje dhe kercenon,me kujton Sali shpellarin.Erdhet ne Tirane por nuk u integruat mbetet shpellare,e ruajtet DNA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?