Pa kategori

Kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pranga 44-vjeçarit në Divjakë

4 Nëntor 2021, 15:12| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:22

  • Share

44-vjeçari me inicialet E.Gj., ka përfunduar në prangat e policisë së Divjakës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivëve.

Mësohet se ai ka kanosur për jetën punonjësit e policisë së Rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportimeve, në lidhje me këtë çështje, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?