Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Shkodër, pasi kërcënoi me armë xhaxhain e tij për shkak të një konflikti që kishin për pronat.
Një konflikt i nisur për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes nipit dhe xhaxhait për ndarjen e pronave ka agravuar duke përfunduar deri në kërcënim me jetë.
Gjatë sherrit 29-vjeçari, e ka kërcënuar xhaxhain tij se do ta vriste duke i drejtuar pushkën.
Më të marrë informacion për konfliktin, policia ka shkuar menjëherë në vendin ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Elvis Kosuri.
Arma me të cilën u krye kanosja, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit, u sekuestruan nga policia nën cilësinë e provës materiale
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.