Foto ilustruese

Kronikë

'Pse më shikon me inat', 44-vjeçari kërcënon me sëpatë dy persona në Durrës, arrestohet (EMRI)

12 Korrik, 11:22| Përditesimi: 12 Korrik, 11:54

  • Share

Durrës- Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi kërcënoi me sëpatë dy persona.

Ermal Dhampiraj u kap në lagjen nr. 17, teksa bëhet me dije se incidenti fatmirësisht pas pasoja ka ardhur si pasojë e një konflikti.

Sipas burimeve sherri ka nisur sherri ka nisur në një lokal pasi 44-vjeçari pretendonte se njëri prej tyre e kishte parë me inat, madje një natë më parë ishin konfliktuar duke përdorur fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për personin me inicialet B. K., pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.

Dhampiraj nuk është i panjohur për policinë pasi në 2023-in u arrestua në Shkodër pasi u kap me doza kokaine gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A.,  dhe  shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?