Xhelal Mziu dhe postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale

Politikë

Kërcënoi me vrasje para 25 prillit, Xhelal Mziu nxjerr 'mllefin' e humbjes: Kush do verësi të shkojë te Rama! Pelqen komentin e demokratit, 'ishalla vdesin'

10 Qershor 2021, 18:58| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 19:32

  • Share

Sikur të mos mjaftonin kërcënimet me vrasje para 25 prillit, kur garantonte militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit (Pjerin Xhuvani), Xhelal Mziu iu rikthehet sulmeve ndaj votuesve pas humbjes së PD në zgjedhje. Në postimin e sotëm, Mziu duke iu drejtuar qytetarëve shkruan “Verësie s’ka, sko tek ai që shite votën”.  

'Verësie nuk ka, shko tek ai që shite Votën...Kjo është një reklamë në njërin nga dyqanet e zonës, në qarkun e Dibrës", shkruan Mziu.

Si duket "mllefin" e humbjes, Mziu e nxjerr duke mallkuar qytetarët që kanë votuar PS. Ndërkaq ka pëlqyer edhe komentin e një ndjekësi të tij i cili shkruan  “Ishalla vdesin”, duke iu referuar qytetarëve që i dhanë votën kryeministrit Edi Rama. Deputeti i zgjedhur i PD e ka miratuar komentin e qytetarit duke i dhënë "like".

Në deklaratën shokuese gjatë fushatës, Mziu garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar për shutblerej vote do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar Xhuvanit, ndërsa paralajmëroi kështu se kjo ngjarje dhe mund të përsëritej. Por pasi kjo deklaratë u bë virale, ai e fshiu videon në rrjete sociale, madje kërkoi dhe ndjesë duke lexuar një deklaratë në të cilën thoshte se e ka bërë për shkak të emocioneve të momentit, duke theksuar se ai është kundër dhunës. Lidhur me këtë deklaratë autortitetet nisën procedim penal për Xhelal Mziun, për veprën penale "Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës".

Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2021 03:02

    Ore,//REXHEP KASAPI...//,pse i fyen gomaret duke i krahasuar me Xhelalin ?! Gomaret jane te urte,punetore e te duruar,nuk jane si ky //dung bittlle//

    Përgjigju
  • Nerim: 10/06/2021 22:46

    Po mire e ka ky qekur nuk ha burgun dhe e leme te beje sehir. Mashkull ndyrsir pa pik burrerie iu uron vdekje njerzve vetem se e ka verberuar deshira per lek? Mbase vdisni JU TE TERE.

    Përgjigju
  • Kistra: 10/06/2021 20:53

    Fytyra e rrjepur e ketij eshte imazhi me i mire i PD-se sot! Cfare llumi!

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP HAJDAR LEKA [ KEPI ]: 10/06/2021 19:28

    O xhilol mutziu po hik mor gomar i rjepur sje ti pëf politik o hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?