Foto ilustruese

Kërcënoi me vrasje inspektorin e krimeve dhe familjen e tij me profile fallco në rrjete sociale, arrestohet pas 6 muajsh hetime i riu i rrezikshëm në Kavajë (Emri)

24 Nëntor 2020, 09:18| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 09:34

  • Share

Policia ka arrestuar një 24 vjeçar në Kavajë i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasje një inspektor krimesh dhe familjarët e tij, me anë të mesazheve nëpërmjet profileve fallco në rrjete sociale.

Pas 6 muajsh hetime është finalizuar operacioni "kërcënimi" dhe në pranga ka rënë Ardit Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, i cili ishte me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Sipas dëshmisë së policit ai është kërcënuar për shkak të detyrës, pasi ka marrë pjesë në kontrollin e banesës dhe arrestimin e të riut në vitin 2019 i dyshuar për lëndë narkotike e armëmbajtjë pa leje, por më vonë ka dalë me detyrim paraqitje.

Pas kësaj i riu kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, me pretendimin se kur e ka arrestuar nuk ka pasur lëndë narkotike, por e ka sajuar polici.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të të riut, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.

Njoftimi policisë:

Finalizohet operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Operacioni i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale.

Zbardhet pas 6 muajsh hetime, kanosja për vrasje e një punonjësi police, për shkak të detyrës, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në vijim të punës për parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e krimeve kibernetike, nga Njësia C për  Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe finalizua me sukses operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg”për shtetasin:

A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer. 

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.                                                                       

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?