Kërcënimet e fundit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për të shpallur ‘non grata’ 10 ambasadorë të perëndimit, ka shkaktuar reagim të fortë liderit të opozitës turke Kemal Kilicdaroglu , i cili e cilësoi Erdogan si një "psikopat që thotë çfarëdo i vjen në mendje”.
Kilicdaroglu e konsideroi presidentin turk si “njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë vendit”.
Më herët Erdogan kërcënoi se do të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorët perëndimor pasi nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile Osman Kavala.
Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.
Kavala përballet me një sërë akuzash të lidhura me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në vitin 2016, të cilat ai vetë i mohon me forcë.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.