Arma e sekuestruar

Kronikë

Kërcënoi vëllanë me kallashnikov pas konfliktit për pronën, 36-vjeçari kapet pas disa orë ndjekjeje në Malin e Troshanit

24 Nëntor 2019, 09:58| Përditesimi: 24 Nëntor 2019, 12:57

  • Share

LEZHE- Një konflikt për pronën mes dy vëllezërve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Një 36-vjeçar me iniciale E.P., në fshatin Troshan në Lezhë, pas konfliktit me vëllanë e tij K.P.,30 vjeç, ka qëlluar me kallashnikov në ajër në oborrin e banesës.

Në momentin kur ka parë forcat e policisë të cilat ishin njoftuar nga fqinjët e dy vëllezërve,  36-vjeçari ka hedhur armë dhe është larguar me shpejtësi nga banesa por është vënë në pranga pas disa orë ndjekeje në malin e Troshanit.

"Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale "Kanosja" dhe  "Armëmbajtje pa leje", njofton policia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?