Benardo Doçi, u arrestua në flagrancë ditën e djeshme në ambientet e një lokali në zonën e plazhit në lagjen 13, nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Kapja e tij është bërë në momentin që B.XH, shqiptari i lindur në SHBA po i jepte shumën e parave.
Pas denoncimit në polici, u organizua puna për caktimin e takimit në mënyrë që arrestimi të kryhej në kushtet e flagrancës, teksa i merrte paratë në formën e gjobës.
Mësohet se kur Doçi ka parë agjentët e krimeve që iu afruan nuk bëri rezistencë. Në mënyrë të padrejtë dhe në kohë të ndryshme ai e kishte kërcënuar shqiptaro amerikani n për t"i dhënë 5 mijë dollarë.
25 vjeçari është nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera.
Policia e Durrësit, ka publikuar pamjet e arrestimit të 25 vjeçarit Benardo Doçi i cili kishte kanosur me jetë shqiptaro amerikanin B.Xhaferri, 42 vjeç nëse nuk i jepte shumën prej 5 mijë eurosh.
Në pamje shikohet momenti, kur i riu kapet nga policia teksa ndodhet brenda një lokali në lagjen nr.13 të Durrësit ku kishte shkuar për të marrë shumën prej 5 mijë eurosh.