Kërcënon Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që arrestoi Metën, do u faktojmë lidhjet e tyre me grupet kriminale

21 Tetor, 16:19| Përditesimi: 21 Tetor, 16:33

  • Share

 

Tedi Blushi ka dhënë një konferencë për mediat pas arrestimit të Ilir Metës. Blushi thotë se gjithçka është politike dhe sipas tij nuk ka asnjë akuzë të mbështetur në fakte dhe prova ndaj Metës.

Me tone kërcënuese Blushi i quan agjentët e BKH si grup terrorist, për të cilët thotë se po i identifikojnë se cilët ishin dhe do të faktojnë lidhjet e tyre me grupet kriminale.

“Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk është beteja personale e Metës, kjo është beteja e shqiptarëve të ndershëm që e duan familjen, kombin shqiptar. Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive, proces i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK, kësaj strukture terroriste, se akuzat e vetme për të cilat Meta është ndaluar sot janë këto që po u rendis, mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij për mbrojtjen e çështjes së detit. Kemi dëshmitar okular se çfarë tradhtie ka bërë Rama me Bashën për çështjen e detit, dhe lufta kundër Soros. Rama do të marrë përgjigjen më shembullore nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në të katërta anët e botës, përfshi edhe veglat e tyre në këtë sistem të kapur drejtësie, që rrëmben ditën, në mes të Tiranës ish presidentin e Republikës. Jemi duke identifikuar grupin terrorist dhe do ua faktojmë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale, do i nxjerrim me foto dhe emra ta dinë të gjithë shqiptarët se kush janë këta terroristë që dhunuan kreun e PL”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Konferenca/ Arrestimi i Metës, Blushi sulmon Dumanin: Xhelat i Ramës! Gjokutaj: Goditje politike para zgjedhjeve! PL deklaratë me 5 pika


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?