Kronikë

Kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz (EMRI)

25 Prill, 08:46| Përditesimi: 25 Prill, 08:58

  • Share

Kamëz- Një 40-vjeçar i cili ushtronte dhunë dhe e kërcënonte me armë zjarri gruan e tij ka rënë në prangat e policisë në Kamëz.

Blutë sekuestruan në banesën e Agron Micit 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Operacioni për kapjen e tij u kodua 'Reagimi'.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?