Arman Duka dhe Nazmi Selmani

Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lirohet nga qelia Presidenti KF Iliria

18 Shtator, 20:30| Përditesimi: 18 Shtator, 22:45

  • Share

DURRËS- Janë liruar nga qelia Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF-së Armand Duka. Nazmi Selmani president i klubit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci, u liruan në seancën paraprake.

Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme masën ‘detyrim paraqitje’ për Nasmi Selmanin dhe nipin e tij Petritin. Nazmi Selmani kërcënoi dhe i bëri presion Presidentit të FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar me insistim t’i marrë të birin në Kombëtare.

Selmani u arrestua në Durrës mbrëmjen e 30 gushtit pas denoncimit të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Sipas këtij të fundit Selmani i ka shkuar pranë banesës bashkë me djemtë e tij futbollistë, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me Petrit Selmanin dhe Redian Locin, duke e kërcënuar. Nazmi Selmani deklaroi në polici se Dukën e ka mik dhe e ka kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër. 

Shkak për konfliktin mes tyre ishte bërë mos grumbullimi i Gentian Selmanit në Kombëtare. 26-vjeçari aktualisht është portier i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?