DURRËS - Presidenti i ekipit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani, së bashku me 2 djemtë e tij futbollistë dhe Redian Locin, janë arrestuar nga policia e Durrës pasi kanë kërcënuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në hetim është vënë djali tjetër i tij, po futbollist dhe një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë (30 gusht 2024).
Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.
Bëhet me dije se presidenti i klubit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me Petrit Selmanin dhe Redian Locin, pasi kanë kërcënuar me 'sms' kreun e FSHF-së, më pas kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.
Mesazhin kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar presidentit të FSHS-së Armando Duka, ka qenë: "Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë unë me qajt"?
Pas denoncimit, policia njofton se ka arrestuar Redian Locin, Petrit Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin dhe Nazmi Selmanin, teksa në gjendje të lirë u proceduan Adolf Selmani dhe A.S. Nga burimet mësohet se kreu i klubit të Ilirisë, Nazmi Selmani, i cili është edhe pronar i 'Nord Park' në Fushë-Krujës, ka deklaruar në polici se Armand Dukën e ka mik dhe e ka kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër.
Motivi dhe Gentian Selmani
Gentian Selmani (26-vjeç), aktualisht portieri i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).
Ky duket se ka qenë shkaku që i ati i Gentianit, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë të përfshirë kanë kërcëuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se ka thënë se "nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit".
'Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.'- njofton policia.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka është shfaqur i buzëqeshur dhe në dukje i qetë në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, për të ndjekur ndeshjen e raundit të tretë të Superligës me Teutës dhe Partizanit.
Një natë më parë (30 gusht 2024), Duka u kërcënua në banesë nga Nazmi Selmani me gjashtë persona të tjerë dhe mësohet se motivi ka qenë me mos grumbullimin në Kombëtaren A të Gentian Selmanit, portierit të KF Tiranës që më herët ka luajtur edhe katër ndeshje me kuqezinjtë.
Pesë persona u vendosën në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për shkak se kërcënuan me 'sms' dhe i shkuan në shtëpi kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit, portierit të Tiranës. I ati i tij dhe njëherazi presidenti i Klubit të Futbollit Iliria të Fushë-Krujës, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë futbollistë dhe tre persona të tjerë kanë kërcënuar Dukën.
Gentian Selmani (26-vjeç), aktualisht portieri i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).
Ky duket se ka qenë shkaku që i ati i Gentianit, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë të përfshirë kanë kërcëuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se ka thënë se "nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit".
Bejini nje hetim pasuror ketij " trimit" injorant nga F. Kruja. Konfiskoni cdo qindarke qe nuk e justifikon dot dhe e shikoni me pas se ku do e kete mendjen me pare. Shqiperia eshte kthyher ne vend shantazhesh, rrahjes dhe vetegjyqesie.
PërgjigjuVjen çik si shumë erë kjo histori. Kryemafiozi Duka, patjetër do u ketë dalë nga llafi këtyre Selmanëve. Dhe këta kanë shkuar të kërkojnë eurot që i kanë dhënë dhe Duka kryhajdut, ka njoftuar policinë. Ishalla hetohet me detaje, që në fund ta hajë dhe Duka për korrupsion.
PërgjigjuNga Tirana e lart jepjani Serbise se ata sbehen njerez
Përgjigjuakoma ky hajdut ne krye te futbollit....katunari i shijakut qe nuk ka luajtur kurre futboll.
Përgjigju