Foto ilustruese

Kronikë

Kërcënuan punonjësit e Policisë rrugore, nis hetimi për dy vëllezërit në Korçë

22 Prill, 11:22| Përditesimi: 22 Prill, 11:23

  • Share

Korçë- Dy vëllezër të rinj nga Korça do të hetohen në gjendje të lirë pasi kërcënuan punonjësit e Policisë Rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se ata nuk iu janë bindur Rrugores për t’u dhënë  dokumentacionin e automjetit.

"Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, banues në Çiflig, vëllezër, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe i kanë kanosur ata, për shkak të detyrës", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?