Dy lojtarët e Bayern Munchen, Sadio Mane dhe Leroy Sane ishin parë duke u grindur në fushë gjatë humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Përplasja mes tyre u përshkallëzua më tej ku u përdorën edhe grushtet në dhomat e zhveshjes. Kështu shkruan media BILD.
Lojtarët e tjerë të Bayern Munich thuhet se kanë ndërhyrë për të ndarë Manen dhe Sanen pas përleshjes fizike, e cila erdhi nga zhgënjimi i senegalezit për mënyrën se si gjermani i kishte folur gjatë lojës.
Bayern Munich ende nuk ka komentuar asgjë mbi incidentin e raportuar.
Shkaku i mosmarrëveshjes thuhet se ishte skena në minutën e 83-të kur Sane iu ankua Manes për një tentativë vrapimi pas mbrojtjes. Sane donte që lojtari senegalez t’i dilte shkurt dhe me zemërim iu drejtua.
Ky aktuali është një sezon jashtëzakonisht dramatik për Bayern Munich. Ata shkarkuan Julian Nagelsmannin mes raporteve për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, duke e zëvendësuar atë me Thomas Tuchelin.
???? BREAKING ????
— Football Daily (@footballdaily) April 12, 2023
Sadio Mane punched Bayern teammate Leroy Sane in the face after their defeat at Manchester City
Sky Germany are reporting that Sane’s lip was bleeding after the altercation and the two players needed to be separated by their fellow teammates in the dressing room pic.twitter.com/gUbKdeE5S7