Kërceu 7.91 metra, Smalaj shpallet kampion Ballkani: Ishte një garë e vështirë

20 Shkurt 2021, 16:15| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 16:17

  • Share

Izmir Smajlaj, atleti shqiptar, ka fituar medaljen e artë në Ballkaniadën që po zhvillohet në Turqi për kërcim së gjati.

Ky është kompeticioni më i rëndësishëm dimëror, ndërkohë që në garë ishin 21 konkurentë. Smajlaj arriti të kërcente 7.91, duke lënë pas të gjithë kundërshtarët.

Në përfundim të garës Ismajlaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Balkan Champion 2021

Nje gare e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetem.

I lumtur per rezultatin prej 7.91m dhe vendin e pare ne kete kompeticion te rendesishem dimeror!

Falenderime te vecanta per trajnerin tim te pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia tirane

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

@fsha dhe te gjithe ju mbeshtetes te sportit te bukur te atletikes!”

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?