Kronikë

Kërcimet në trafik kthehen në trend! Dasmorët në Fushë-Krujë dalin nga makinat dhe ia marrin valles në semafor të kuq! Qytetarët i presin sa të mbarojnë shfaqjen

29 Gusht 2021, 13:32| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 13:52

  • Share

Kërcimet në rrugë po kthehen në trend ditët e fundit në vendin tonë. Pas rastit të Laçit, dasmorët në Fushë-Krujë kanë dalë nga makina teksa semafori ka qenë i kuq dhe ia kanë marrë valles.

Në një video të publikuar nga JOQ shihet një grua e cila ka dalë nga makina dhe vazhdon të kërcejë nga gëzimi, ndërsa shoqërohet dhe nga dasmorët e tjerë. Ndërkohë e tjera makinat presin në rradhë derisa ata të mbarojnë "shfaqjen".

Në ditët e fundit kemi parë skena të tilla nga më të çuditshmet në Shqipëri. Një dasmor që pasi mori nusen ia lëshoi breshërisë së kallashnikovit, një gjest që nuk e justifikon dot askush e asgjë, më pas ishte grupi i dasmorëve që bllokoi aksin Lezhë-Mamurras, te mbikalimi i Patokut, duke kërcyer. Siku të mos mjaftonin këto, disa ditë më pas një 21 vejçare bllokoi trafikun në Astir bashkë me shoqet e saj për të bërë video për TikTok para makinës me të cilën po udhëtonin. Ajo u gjobit dhe u shoqërua në komisariat.

Komento

Komente

  • Iris: 29/08/2021 23:36

    Ja dhe mbetjet turkoshake qe nuk lene dasem e autostrade pa shpalosur me te gjitha ngjyrat shkelqimin e injorances te tyre per t'a pare gjithe bota dhe per te na turperuar te gjitheve.Kur t'a vene kete video ne YOUTUBE,komentuesit do pyesin ku eshte xhiruar ne Lindjen e Mesme,sepse nga sjellja e menyra e kercimit ashtu duken?! -Jo eshte xhiruar ne Albanistanin e mbushur me mbetje te Lindjes se Mesme ,qe kercejne tallava ne mes te rruges si cingie dhe ia kercasin kobures kur marrin nuse po t'u jepet rasti.

    Përgjigju
  • Lala: 29/08/2021 18:08

    Semafor ska daku.po ne fush kruj qekan ahahah

    Përgjigju
  • Shkodran: 29/08/2021 16:59

    Shumë mirë bëjnë se dallohen se kush janë njerëz normal dhe jonormal!!

    Përgjigju
  • haha: 29/08/2021 14:34

    ska semafor fushkruja o dak

    Përgjigju
  • Anomas: 29/08/2021 14:16

    Po normal kur flene gjume instancat perkatese, futi ne burg e te shohim pastaj behet trend? Turp ne nje vend ku secili ben cfare i teket popull injorant

    Përgjigju
    • ceni: 29/08/2021 19:42

      fshatare hesapi duan te duken vipa.keta duan hajdarin ne suadhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?