Kultura

Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia

5 Nëntor 2024, 14:32| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 16:24

  • Share

Në nderim të viktimave në Spanjë, ku rajoni i Valencias prej ditësh po përballet me kushte të vështira atmosferike, është mbajtur mbrëmjen e së hënës koncerti "Bienvenidos a flamenca" në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle. Në nisje, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave e të zhdukurve.

Më pas artistët u gjenden në skenë e mes tyre edhe Rocio Garrido, fituese e çmimit kërcimtarja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar la Union 2023, festivali më prestigjioz kushtuar flamenkos në Spanjë. Flamenko, një formë arti e gjallë dhe shumë ekspresive me origjinë nga Andaluzia në Spanjën jugore, që përfshin muzikën, kërcimin dhe këndimin solli një mbrëmje të mrekullueshme.

Flamenko përmban tre elementë kryesorë. Këndimi i flamenkos është emocional dhe intensiv, shpesh duke eksploruar tema të dashurisë, pikëllimit dhe gëzimit. Ndërsa kërcimi i flamengos është dramatik dhe i saktë, me lëvizje të mprehta, duartrokitje (palma), lëvizje të ndërlikuara të këmbëve dhe gjeste ekspresive të krahëve dhe duarve. Ndërsa elementi I tretë është interpretimi në kitarë.

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?