Policët duket kërcyer në dasmë

Me uniformë dhe armë në brez, kërcyen me nusen në dasmë, pezullohen 3 gardianë të Reçit, furtunë në Komisariatin e Malësisë së Madhe

21 Gusht 2020, 14:59| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 21:43

  • Share

Një dasmë në Malësi të Madhe në kohë COVID-i ka sjellë një furtunë në Policinë e Shtetit dhe të Burgjeve. Në ditët e fundit në rrjetet sociale bëri xhiro një video ku shfaqen tre efektivë të burgut të Reçit duke kërcyer me nusen në një dasmë me uniformën e policisë dhe pistoletë në brez.

Tre policët e burgjeve janë pezulluar nga puna, ndërsa ka nisur hetimi disiplinor edhe për eprorin e tyre në burgun e Reçit.

Por nuk ka mbaruar këtu furtuna. Përpos gjobitjes me një milion lekë të pronarit të lokalit ku u organizua dasma me inicialet E. R., Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për strukturat në Malësi të Madhe.

Të pezulluar nga detyra;
Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka
Specialisti i zonës Nikolin Rushaj
Skënder Kazazi dhe Anton Malotaj nga patrulla e përgjithshme

Në hetim disiplinor
Shefi komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka
Shefi i Rendit Skerdi Kasimati

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nana: 22/08/2020 14:49

    Sh mire ua kane ba, ne vend qe keta te ndihmojme te zbatohen rregullat qe jane kunder korones bejne karshillek dhe lejojne te zhvillohen aktivitete te tilla , e ne disa vende i kane anulluar dasmat , ca te babes e ca te lares jo jo te gjithe jemi njelloj para ligjit , zbatojeni te gjithe o " Popull,, derisa te mbaroje kjo e keqe e madhe se nuk shkoni dot ne Turqi me u kurue per oovidin.

    Përgjigju
  • Pfff: 22/08/2020 03:42

    Polic burgu e kan qef uniformen vec kur flene e heqin.ju duket sikur jane ne policine e shtetit vk

    Përgjigju
  • Shurdhi: 21/08/2020 23:46

    Mos eshte gjo ajo konga , eee fajaaaa ra nga fikuuu ?

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/08/2020 22:42

    Sa e pështirë kjo muzikë!!!!

    Përgjigju
  • Ilo: 21/08/2020 22:27

    Po mdoshta i ka ftuar dhendrri ta ndihmojne ne krevat me nusen.

    Përgjigju
  • Berish Bajga: 21/08/2020 22:09

    Si nuk ma dha qutetari dixhital kete mue?

    Përgjigju
    • Edwin: 22/08/2020 00:49

      Hahahahaha

  • pirro: 21/08/2020 21:39

    Muzika e bukur orientable vetem se po te Ishim cliruar nga osmanet me 1821 nuk do kishim kto probleme qe kemi sot duhet te futemi sa shpejt ne evrop qe t,na dali virusi oriental

    Përgjigju
  • Ana: 21/08/2020 20:57

    Albanistan. E vetmja fjalë që më vjen nëpërmend me këtë video. Edhe nëse nuk do të ishte pandemia, të njëjtë gjë do kishin bërë këta policë partiakë apo ish-komisionerë në ndonjë qendër votimi (kështuqë mos të justifikohemi kot me pandeminë). Është pikërisht periudha e Neandertalit, që bota ka mijëra vjet që e ka kaluar dhe që ne aktualisht po e jetojmë. Nuk ka lidhje as PS e PD ( se LSI nuk ka) me këtë situatē, kështu është e gatuat shoqëria shqiptare, e kështu ka për të qenë sa të ekzistojë njerëzimi mbi e nën tokë.

    Përgjigju
    • Tili: 21/08/2020 21:53

      Koment shume shume shume me vend. As nuk dua te shtoj e te heq nje “ , “

  • ani: 21/08/2020 17:49

    kufizimi i lirise per nje popull te tere me ane te nje virusi imagjinar kete do sjelli. anarshi dhe paligjshmeri merzi lodhje deri sa te gjithe te ngrihen ushtarake dhe civile dhe ti shkojne tek dera e ta rrezojne e ta heqin zvarre. covidi ekonomik eshte ai qe po vret perdite

    Përgjigju
    • Ron: 21/08/2020 21:44

      Ti mendon se virusi eshte imagjinar?

  • Ministri: 21/08/2020 17:11

    Keta police te rilindjes duhen shperblyer me nje muaj rroge sepse asnje minute nuk e kane hequr masken ne krye te detyres

    Përgjigju
  • karma: 21/08/2020 16:47

    kol frakusha ca ben ore hajvan malsie? preng,gjin,llesh ne lagje mos ti kesh!

    Përgjigju
    • Malsori: 22/08/2020 00:31

      Mos ta kan q nenen kola e gjini qe nuk o do ne lagje

    • vjeshta: 21/08/2020 22:40

      Karma,ata janë shqiptarët e vërtetë, s'ke ç'i bën!

  • Arbëri: 21/08/2020 16:35

    Këto sjellje nuk mundet të ndodhin në asnjë vend në botë, darsëm në burg të korruptuar...!!!

    Përgjigju
  • Andi: 21/08/2020 15:34

    kta qekan per psikiatri mer plak, jo per shkarkim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?