Kërkesa e dytë për shkarkimin e Trump, Biden: 'I takon Kongresit të vendosë', Ipsos: 70% e votuesve të republikanit kundërshtojnë veprimet e tij

9 Janar 2021, 09:21| Përditesimi: 9 Janar 2021, 10:58

  • Share

Demokratët e SHBA kanë në plan të prezantojnë kërkesë të dytë për shkarkimin e Trump, për të dytën herë gjatë presidencës së tij për rolin e tij në marrjen nën kontroll të ndërtesës së Kongresit të paktën për katër orë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ajo do të ngrejë kërkesën për shkarkim të Trump nëse ai nuk jep vetë dorëheqjen. Kërkesa planifikohet të paraqitet të hënën, vetëm 9 ditë para se të përfundojë mandati zyrtar i Trump.

Një kopje e dokumentit që po qarkullon midis anëtarëve të Kongresit akuzon zotin Trump për “nxitje të dhunës kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara” në përpjekje për të përmbysur humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në akuzat që përmban dokumenti përmendet gjithashtu biseda telefonike që zoti Trump pati gjatë javës së kaluar me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, në të cilën i kërkoi atij të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e zotit Biden në atë shtet.

Në anën tjetër presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai kishte besuar për një kohë të gjatë se Presidenti Donald Trump nuk ishte i aftë për detyrën, por se i takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë për së dyti akuza për shkarkimin e presidentit.

Në fjalën e tij ai tha se fokusi i tij tanimë është frenimi i pandemisë COVID-19, vaksinimi i shpejtë dhe forcimi i ekonomisë.

“Ajo që Kongresi do të vendosë të bëjë, kjo u takon atyre por … ne do të na duhet të jemi gati të fillojmë menjëherë punën”, tha ai, kur u pyet në lidhje me legjislacionin që po përgatitet nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur akuza kundër Presidentit Trump për rolin e tij në nxitjen e dhunës ditën e mërkurë në Kapitol.

Ndërkohë që mospjesëmarrja e Trump në ceremoninë e inagurimit shihet si një gjë pozitive, edhe pse ai do të jetë presidenti i parë që nga viti 1869 që do të shmangë pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.

Trump në anën tjetër po përballet me një kërkesë në rritje të qyte arëve amerikanë për të dhënë dorëheqjen. Në një sondazh të zhvilluar nga Ipsos tregoi se shtatë në 10 nga ata që votuan për Presidentin Trump në nëntor, kundërshtuan veprimin e mbështetësve të që hynë në Kapitol ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar fitoren në zgjedhje të demokratit Joe Biden.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?