Qeveria ka vendosur që të mbyllë një tjetër institucion arsimor të themeluar nga organizata e Gylen. Bëhet fjalë për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, pas 26 vitesh funksionim dhe vetëm 10 ditë pas nisjes së vitit shkollor.
Në vendim nuk jepet shkaku i mbylljes së këtij gjimnazi privat, por detyron fondacionin “Gulistan” që të paguajë të gjitha detyrimet për nxënësit që do të transferojnë programin mësimor. Vendimi detyron drejtorinë arsimore të ngrejë grup pune brenda 3 ditësh për të mbyllur shkollën private si dhe të kujdeset për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.
Po ashtu, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondacioni ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet se institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:
- a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
- b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
- c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
- ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
- d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu institucioni arsimor vendor ka për detyrë:
- a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;
- b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
- c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.
Kujtojmë se mbyllja e insititucioneve arsimore të themeluar nga organizata e Gylen ka qenë edhe kërkesë e Erdogan ndaj qeverisë.
Nuk e nderoi kot erdogan spitalin dhurate per fytyreqenin edi rama qe te fitonte kapital para zgjedhjeve kryepsikopati. Sot pas 1 viti e ca po i paguan borxhin se e kishte merzit pak erdoganin me vonesat. Si dhurate do te marrim dhe drona bajraktar.qr dmth
PërgjigjuMbyllim nje kolegj laik,hapim nje xhami,bravo Edvin Erdogani!S.d.q.rivalitetet dhe zenkat orientale brenda Turqise,duhet te mbeten brenda Turqise,nuk duhet te eksportohen jashte dhe Rama duhej te ishte treguar po aq i forte sa liderat evropiane dhe t'i kishte thene /JO!/ sulltanit te Stambollit per nderhyrjet e tij.
PërgjigjuNe 1912, problemi kryesor nga feja vinte sidomos nga ortodoksia nen ndikim grekoman. Ndersa ne vitet 30, katoliket nen ndikimin italian. Per fat, myslimanet ndertuan nje bashkesi te forte, shqiptare dhe larg ndikimit otoman! Sot, mbi 100 vjet me pas, neootomani qe ka kapur prej fyti neomafiozin e kuq Rama na mbyll jo xhamite, hajde de, por edhe shkollat!!! Cfare mizerje njeriu.
PërgjigjuMbaj mënd kur aplikomim tek Kjo shkolla e kolegjit kur ishim për gjimnaz ishte arritje , kush fitonte ne lagje mburrej gjithë lagjia thoshin ka fitu kalamoni kolegjin dhe në fakt me aq sa njoh kan dal nxenes mirë edhe në univeristet gjithsesi kete ka politika Mesa duket vetëm gjerat shteterore që na la koha xhaxhit qenkan puro albanez pjesa tjeter qenkan investime , në fakt tani vone e kemi mesuar që paksa edhe ndarje të tilla gjithsesi do ishte mirë të hapej një shkolle Gjermane aty meqe iku dhe ky kolegji Turk një shkolle Gjermane teknike me gjuhe gjermanisht do ishte super për brezin e ri që pasi mbaron gjimnozin kalon në univeristet gjermani dhe gjermanisht ka mesuar në shkolle mesme do ishte super ide ose gjerman ose Vjenez , me pak fjale tani neve që kemi mbaruar tek shkolla Qemal St… në Tirone do tju mburremi miqve që kanë mbaruar dikur te kolegjit pasi kane rene nga kategoria mesa duket ! Kjo tregon që shteti mbetet shtet dhe cdo gje publike ka akoma krenarine pavarsisht se edukimi vetëm hap dritare pozitive dhe dyer në jetë . Sot ka 6 menyra sesi pushtimi modern bëhet a-varesia ekonomike (miell drithera ,gaz, ) b-varesia financiare (banka , borxh publik, fondacione, siguracione etj) c-varesia industriale (celik, lende para cemento, etj) d-varesia mediatike e-varesia intelektuale (shkolla , Universitete, gjuhe huaja etj ) f-varesia nga siguria ,teknologjia (teknike, ushtarake, security safety etj etj ) Keto jane metoda te pushtimit modern , ndoshta edhe puna si faktor prodhimi mund te jete si forme “pushtimi” Modern, sa per faktorin pune varet nga popullsia , sa me shume ka një shtet popullsi aq me shume ka shanse te jete superfuqi ekonomike politike dhe ushtarake , me pak fjale shteti turk sot eshte i dyti ne europe nga popullsia ku shteti i pare nga BE per popullsi siç eshte Gjermania mbetet vend trete pas turqise si numer popullsie! Shqiptarët thoshte ne studimet e tij i madhi F.Konica mund te jetojne mbi mesataren deri 20 milion shqiptar ne 28,748km2 pra i bie qe jemi 3 dhe akoma jemi larg 20 dhe larg mirqenies te shpermdarjes se burimeve 3/20 pra nese shtepia mban me buke 20 vete sot jemi vetem 3 vete dhe kemi 1 qe nuk ha se ska shume buke pra paradoks shperndarja burimeve! Koha qe Shqiptarët te bejne mbi 3/4 femije nga 2025-2030 dhe te vendoset takse per personat mbi 31 vjec/e qe skane gjet partner/e siç e ka evropa qendrore !
PërgjigjuNdrrimi historis turqit pishtuees u Ben bashkeqeverises tak erdogani Jep lek per xhamin e madhe.mbyllet kolegji turk tak erdogani Jep 6 drone per shqiperin. Kjo marrbeshja dyt me shum leverdi.nejse kolegji ka wenn shkoll e forte she turp te mbyllet se nuk merrej me Politik Po arsim
PërgjigjuEshte per turp te maresh nje ventim adoleshenti, i pa menduar thelle. Thuhet qe kjo shkolle qenka hapur qe prej vitit 1996, nje kohe kur Shqiperia ka patur nevoje per arsimin ashtu si buka dhe uji. Turp turp turp
PërgjigjuCila ishte arsyeja e mbylljes??????
Përgjigjusi ka mundesi mbyllet nje shkolle 30 vjet e vjeter e me cilesi mesimore te njohur pa u dhene as arsyeja ligjore per mbylljen? nje avokat i mire dhe gjykata funksionale te pavarura do e ndalnin direkt kete vendim absurd
PërgjigjuKsaj mut shkolle shum mir ja bejn. Se ka raste plot qe futeshin gdhe dhe merrnin notat, zinin kuotat neper universitet etj
Qeveri e poshter. Me kete kryeministwr legen
Përgjigju