Politikë

Kërkesa e Holandës/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Cënon rëndë imazhin e vendit tonë

18 Prill 2019, 11:40| Përditesimi: 18 Prill 2019, 15:31

  • Share

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e ka cilësuar votimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave, si një kthim pas në kohë, që dëmton rëndë imazhin e vendit tonë. Në deklaratë shkruhet se, ku vendim ndikon negativisht në rrugën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, pasi mund ta përdorin si argument nga shtetet e tjera që të votojnë "kundër".

"Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga i gjithë opinioni publik për këtë zhvillim negativ – një kthim prapa për një nga arritjet më madhore të shqiptarëve që pas rënies së diktaturës komuniste, atë të lëvizjes së lirë e pa viza në hapësirën Schengen.

Ky vendim dëmton rëndë interesat e shtetasve shqiptarë dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Ai mund të shërbejë si një argument shtesë për të gjitha ato forca politike evropiane që, për arsye e motive të ndryshme, kundërshtojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thuhet bënë deklaratën e bërë publike.

Parlamenti i Holandës me një shumicë të pazakontë prej 2/3 (108 Vota Pro, 42 Vota Kundër) votoi pak ditë më parë  "pro" propozimit të 5 partive parlamentare (VVD, CDA, PVV, SP dhe CU), me argumentin se emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Holandë ka sjellë rritjen e krimit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?